Batshuayi i frustruar me Chelsean: Shënoja gola, por qëndroja në bankën reserve

Dortmund's Michy Batshuayi reacts after scoring during the Europa League soccer match between Borussia Dortmund and Atalanta Bergamo in Dortmund, Germany, Thursday, Feb. 15, 2018. (AP Photo/Martin Meissner)

18:59 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Michy Batshuayi ka lënë të kuptohet se është frustruar seriozisht në klubin e Chelseat.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar pesë gola në tre ndeshjet e para për klubin, duke arritur edhe një fitore në Ligën e Evropës kundër Atalantës me rezultat 3-2.

“Nuk kalova periudhë të mirë te Chelsea, por këtu jam mirëpritur nga kolegët dhe mbështetësit e mi”, tha Batshuayi, duke folur për “Sporza”.

“I ulur në stol, duke shënuar një gol dhe pastaj sërish në bankën rezervë, ishte mjaft e vështirë”.

“Si një lojtar i ri, ju duhet më shumë kohë për të evoluar. Është e përkryer këtu dhe jam i befasuar nga të gjithë”, tha futbollisti.

I pyetur për interesimin e trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, ai shtoi se “Nuk e di, ata janë përqendruar në Ligën Premier dhe kanë një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Unë shpresoj se do të marrin rezultat pozitiv”.

“Nuk po mendoj për kthimin. Për mua, është e rëndësishme të luaj mirë për Borussia Dortmundin në çdo ndeshje. Unë do të veproj varësisht sipas kohë”, tha Batshuayi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale