Bashkimi ka shënuar fitore të thellë ndaj Partizanit në xhiron e parë të Ligës Unike me rezultat 94:53 (28:16, 22:13, 26:13, 18:11).
Skuadra prizrenase ishte më e mirë në këtë përballje, duke shënuar fitore të merituar. Vendaset e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 15:2, ndërsa epërsinë më të lartë në çerekun e parë e kishin 14 pikë, 20:6, kurse kjo pjesë përfundon me rezultat 28:16. Prizrenaset e thelluan epërsinë edhe më shumë në periudhën e dytë, ku më e larta ishte 25 pikë dallim, 47:22, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 50:29.
Vashat prizrenase nuk u ndalën as në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku e thelluan edhe më shumë epërsinë, 76:42, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua një lojë formale me Bashkimin që triumfoi bindshëm 94:53, për të regjistruar fitoren e parë në Ligën Unike, kurse ishte humbja e parë për skuadrën nga Tirana.
Te Bashkimi u dalluan Christina Ellis me 21 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, Chervelle Cox me 21 pikë e shtatë kërcime dhe Era Shatri me tetë pikë e 12 kërcime, ndërsa te Partizani u dallua Aida Palko me 23 pikë e tetë kërcime. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...