Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Partizanit në udhëtim me rezultat 59:71 (15:18, 17:20, 9:16, 18:17), në xhiron e gjashtë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.
Vashat mysafire e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej 7:14, por vendaset rikthehen shpejt për të afruar rezultatin, ndërsa çereku i parë përfundon 15:18, përcjell arbresh.info.
Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë deri në 16 pikë, 18:34, por me kalimin e minutave, vashat nga kryeqyteti shqiptar ngushtojnë rezultatin, ku pjesa e parë përfundon me shifrat 32:38.
Periodën e tretë shumë më mirë e nisën basketbollistet e Bashkimit që sërish u shkëputën në 14 pikë, 36:50, por kësaj radhe nuk lejuan epërsinë të shkrihet dhe rezultati pas 30 minutash ishte 41:54. Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi menaxhoi lojën dhe epërsinë, duke triumfuar me shifrat 59:71.
Te Partizani u dalluan Ornela Lalaj me 12 pikë e tetë kërcime dhe Ketjona Fekollari me 17 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi më e dalluara Monique Coker me 20 pikë e 21 kërcime.
Partizani ka një fitore e pesë humbje, kurse Bashkimi ka tri fitore dhe tri humbje.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...