
Screenshot
“Arpagjik’t” e Prizrenit u arrestuan në Mal të Zi për shkak të disa grafitive UÇK.
Ata ishin duke u kthyer nga Italia pas udhëtimit që e patën në Itali në ndeshjen e Fiba Europe Cup.
Pas këtij rasti ka reaguar edhe KB Bashkimi ku e ka quajtur të papranueshëm sjelljen e pjestërave të policisë malazeze.
LEXO EDHE:
Incident në Mal të Zi, raportohet se dy tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia për grafite UÇK
“Është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht.
Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!”
Ata gjithashtu kanë kërkuar lirimin e tifozëve si dhe u kanë bërë thirje edhe ambasadës.
“I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, shkruhet në reagimin e Bashkimit.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK