Bashkimi rikthehet tek fitorja pas humbjes ndaj Golden Eagle Ylli në mesjavë, duke mposhtur në kryeqytet Sigal Prishtinën në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prizrenasit triumfuan me rezultat 80-88, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja ishe e baraspeshuar deri në mesin e çerekut të tretë aty ku Bashkimi pati një seri të mirë dhe mbylli periudhën e tretë me 63-69.
Bashkimi vazhdoi ta mbaj epërsinë dhe në periudhën e katërt dhe në fund triumfoi me tetë pikë dallim.
Më i dalluari në këtë sfidë ishte Green me 27 pikë. Teksa lojë të mirë bën edhe Smith me 19 sosh dhe Copes shtoi 17 tjera.
Kurse tek kryeqytetasit më të dalluarit ishin Mahalbasic me 18 pikë dhe Tarrant me 17 sosh.
Një xhiro para fundit Bashkimi është liderë me 46 pikë kurse Prishtina është e treta me 43 sosh./Arbresh.info
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...