
Screenshot
Bashkimi arriti fitoren e dytë këtë edicion të ProCredit Superligës. Edhe pse nuk e patën aspak lehtë, prizrenasit fituan ndaj Rahoveci 029 me rezultat 82:74 (30:22, 20:22, 14:16, 18:14), në takimin e zhvilluar në Therandë.
Portokallezinjtë ishin më të mirë në çerekun e parë, ku kishin deri në 11 pikë epërsi, 25:14, derisa e fituan këtë pjesë 30:22, kurse periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, duke përfunduar 20:22 për Vreshtarët, ashtu si edhe periudha e tretë, 14:16. Fituesi u vendos në çerekun e fundit, ku katër minuta nga fundi, shifrat ishin 73:72, por në momentet vendimtare, prizrenasit ishin më të mirë dhe fituan 82:74.
Lejson Zeqiri kishte 17 pikë e dhjetë kërcime për Bashkimin, ndërsa Isaiah Cousins kishte 18 pikë e tetë kërcime, kurse Jan Palokaj shtoi 16 pikë e pesë kërcime, ndërkohë Isiah Umipig shënoi 27 pikë për Rahoveci 029.
Kjo ishte fitorja e dytë për Bashkimin nga dy ndeshje, kurse Rahoveci 029 ka një fitore e një humbje.
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...