Bashkimi eliminohet nga Liga Ballkanike

21:24 | 8 Mars 2016
M. A.
Bashkimi është eliminuar nga Liga Ballkanike, pas edhe një tjetër humbje të pësuar.
 Skuadra e Bashkimit është mposhtur si vendase nga Mornar Bar, për tu eliminuar nga Liga Ballkanike

Takimi përfundoi 74-80 në të mirë të mysafirëve, ndërsa rezultati ishte i ngushtë nga fillimi e deri në fund.

Kjo ishte humbja e katërt për skuadrën kosovare në pesë ndeshje të zhvilluara në grupin C, në kuadër të fazës së dytë në Ligën Ballkanike.

‘Arpagjikët’ kanë grumbullar 6 pikë nga pesë ndeshje, dy më pak se Beroe, Teodo dhe Mornari, kur ka mbetur edhe një takim për tu pëmbyllur kjo fazë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale