Bashkimi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës

20:24 | 23 Mars 2026
D.H

Bashkimi po e fiton derbin e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës pas pjesës së parë me rezultat 39-48.

Prizrenasit e nisën takimin më mirë duke e fituar periudhën e parë 15-26, shkruan Arbresh.info.

Prishtina pati disa ngritje në çerekun e dytë ku u afrua deri në dy pikë, mirëpo në fund prizrenasit thelluan epërsinë sërish.

Më i dalluari tek Bashkimi në pjesën e parë ishte Shorter me 17 pikë.

Tek Prishtina u dalluan Lomax me 13 sosh dhe Bailey 12./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale