
Screenshot
Bashkimi e ka fituar derbin ndaj Vëllaznimit me rezultat 90-79 në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e basketbollit kosovar.
Pjesa e parë ishte e barasshpeshuar me Bashkimin që shkoi në pushim me një pikë dallim, shkruan Arbresh.info.
Derisa fituesi u vendos në çerekun e tretë ku vendasit krijuan epërsi deri në 12 pikë.
Deri në fund Vëllaznimi nuk arriti të bëj diçka dhe e pësoi humbjen e 14 këtë stinor. Gjakovarët kanë edhe tetë fitore kurse renditen në pozitën e gjashtë.
Ndërkohë Bashkimi me këtë fitore siguron fitoren e 15 krahas 7 humbjeve, dhe radhitet i dyti.
Më i dalluari në këtë takim ishte Hellems i Vëllaznimit me 25 pikë.
Kurse tek Bashkimi, Riley shkëlqeu me 20 pikë si dhe Lejson Zeqiri me 19 sosh./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...