Bashkimi dhe Trepça do të kenë ndeshje të rëndësishme sonte në grupet e FIBA Europe Cup.
Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi do të ketë ndeshjen e fundit në shtëpi, ku do të përballet me Pallacanestro Reggiana.
Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje në këtë garë, derisa italianët dy fitore e dy humbje. Takimi në Itali kishte përfunduar 100:65 për vendasit.
Kjo është hera e parë që nënkampionët e Kosovës garojnë në grupet e FIBA Europe Cup. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00.
Kampionia e Kosovës, Trepça do të ketë një udhëtim të vështirë në Gjermani, ku ndeshet me skuadrën Braunschweig.
Për ‘Xehetarët’ ky është edicioni i dytë radhazi në grupet e FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit kanë katër humbje, ndërsa skuadra gjermane ka tri fitore e një humbje, aq sa ka edhe PAOK, derisa Anwil ka dy fitore e dy humbje.
Sfida në Gjermani zhvillohet nga ora 18:30.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar