Basel ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës me rezultat 2-0 ndaj Stuttgartit.
Edhe në këtë triumf të zviceranëve, shqiptarët ishin protagonistët kryesorë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht, Albian Ajeti shënoi për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij në minutën e tretë të takimit.
Ndërkohë tek goli i dytë i shënuar nga Broschinski, asistoi Xherdan Shaqiri.
Kjo ishte fitorja e parë e Baselit këtë edicion në Ligën e Evropës. Pas dy ndeshjeve ata kanë tre pikë, kurse Stuttgarti ka tri po ashtu./Arbresh.info
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...