Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu insiston që klubi nuk ka plane për afatin kalimtar të muajit janar pavarësisht se kanë humbur lojtarin e transferuar për një tarifë rekorde Ousmane Demebele.
Gjiganti katalunas pritet të jetë në mungesë të reprezentuesit francez deri në fillim të muajit janar për shkak të lëndimit në kofshë gjatë fitores në La Liga ndaj Getafes në vikend, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk kemi plane për afatin kalimtar të janarit”, ka thënë fillimisht Bartomeu.
“Demebele do të rikthehet dhe do të shfaq atë që ne tashmë e kemi parë”
Philippe Coutinho ka qenë një shënjestër afatgjate e Barcelonës gjatë muajve të verës, derisa bashkëlojtari i tij në Liverpool – Sadio Mane dhe mesfushori i PSG-së, Angel Di Maria, janë përmendur gjithashtu si shënjestra./arbresh.info/
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin