Trajneri Edy Reja është shqetësuar sërish. Pas Hysajt, Kumbullës e Gjimshitit, tashmë edhe një mesfushor i kombëtares është dëmtuar.
Keidi Bare është ai që shqëtëson trajnerin italian të kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League në fund të muajit shtator.
Mesfushori fierak në ndeshjen e djeshme të Espanyol luajti vetëm 15 minuta. Ai u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, por pati dhimbje dhe u zëvendësua.
Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një problem muskulor të Bares. Pas kontrolleve mjekësore do të zbulohet edhe shkalla e dëmtimit. /albeu.com/
Trump paralajmëron: SHBA do të veprojë fuqishëm nëse Irani e...
Tragjedi në Tajlandë, vinçi bie mbi trenin në lëvizje, 22 vi...
Moti në Shqipëri me kthjellime, vranësira dhe mjegull
Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut
Osmani pret sot në takim Sorensen
Moti sot kryesisht i vranët, temperatura -5°C