Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, pas një pauze prej më shumë se dy muajsh, për shkak të lëndimit, u rikthye me sukses dhe e ndihmoi Levanten që të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Ai është protagonist i fitores së Levantes me rezultat 4:2 në konak të Vallodolidit.
Bardhi është specialist i goditjeve të lira, kështu që goli i tij nga rreth 20 metra bëri jehonë jo vetëm në Spanjë.
“Unë e di që nuk kisha goditur nga goditje të lirë për një kohë të gjatë, por kurrë nuk e humba vetëbesimin tim.
Faleminderit edhe stafit të trajnerëve, të cilët më këshilluan të provoja një goditje të ulët (përtokë) para ndeshjes sepse panë që lojtarët e Valladolidit gjithmonë kërcejnë dhe lënë shumë hapësirë poshtë”, tha Bardhi.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës