Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 79:85 (19:27, 20:22, 21:19, 19:17), në xhiron e 26-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Në gjashtë minutat e para të ndeshjes u zhvillua një ndeshje e barabartë, e më pas prishtinasit ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:27. Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke krijuar epërsinë më të lartë në ndeshje, 23:42, por vendasit nuk u dorëzuan, për të afruar rezultatin, kurse pjesa e parë përfundoi 39:49.
Vreshtarët nuk u ndalën as në periudhën e tretë, për të afruar shifrat në vetëm dy pikë, 52:54, e më pas zhvillohet lojë interesante, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:68. Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant, ku rahovecasit rikthyen rezultatin në favor të tyre 79:75, megjithatë, prishtinasit me një seri vendimtare prej 0:10, arritën të triumfojnë 75:85.
Te Rahoveci u dalluan Makol Mawien me 25 pikë e 12 kërcime dhe TJ Dunans me 20 pikë e shtatë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Jan Palokaj me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Wendell Mitchell me 18 pikë e gjashtë kërcime.
Rahoveci ka 11 fitore e 15 humbje, kurse Sigal Prishtina ka 13 fitore e 13 humbje.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...