Barcelona ka zbuluar fanellën e fundit speciale për E Clasicon me logon e këngëtares Karol G.
Ajo do të jetë artistja e fundit që do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të Barcelonës në El Clasico, pas Drake dhe Rolling Stones.
Logoja e kolumbianes – një zemër me tela me gjemba me emrin e saj në qendër – do të shihet fillimisht në fanellat e ekipit të grave të Barcelonës në ndeshjen e tyre në Liga F me Villarrealin të shtunën, më 13 prill.
Ekipi i meshkujve më pas do të veshë fanellat që do të mbajnë dizajnin në përballjen e tyre në El Clasico me Real Madridin të dielën, më 21 prill, teksa nis partneriteti i klubit me shërbimin e transmetimit muzikor Spotify.
Karol G e ka fituar nderin duke qenë artistja latine më e transmetuar në Spotify për katër vjet radhazi, me albumin e saj ‘Manana Sera Bonito’ duke u bërë albumi latin më i dëgjuar i shërbimit muzikor në një ditë të vetme nga një femër artiste në mars 2023./kk
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...