Gara për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe është duke u bërë gjithnjë e më e madhe.
Sipas OK Diario, Barcelona është duke u përgatitur të shesë sulmuesin Ousmane Dembele dhe dëshirojnë ta zëvendësojnë me yllin francez.
Mbappe është në bisedime për kontratën e re me “Parisienët”, mirëpo pritet të largohet në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i Realit, Florentino Perez e ka bërë të qartë se e dëshiron francezin ën fund të sezonit, mirëpo Le Parisien ka raportuar se edhe gjigantët tjerë evropian si Juventus, Chelsea, Manchester City dhe Liverpool janë në kontakt.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona është e gatshme të ofrojë sulmuesit Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele plus 120 milionë euro.
Ndërsa, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë 300 milionë euro./arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...