Barcelona e ka fituar derbin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:0 Interin.
Katalanët edhe pse pa Lionel Messin, janë treguar skuadër e fortë për Interin, që i mposhtën në ‘Camp Nou’ 2:0 në ndeshjen e vlefshme për grupin B.
Skuadra e Barcelonës që e dominoi këtë ndeshje, arriti të shënonte nga një herë në secilën pjesë.
Ishte Rafinha që në minutën e 32’ shënoi për 1:0, pas një asistimi të pranuar nga Luis Saurez.
Fitoren e Barcelonës në këtë ndeshje e vulosi Jordi Alba, kur shënoi në minutën e 83’ për 2:0.
Me këtë fitore Barcelona kryeson në grupin B me 9 pikë, ndërsa Interi me gjashtë pikë renditet në vendin e dytë
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje