Barcelona ka treguar edhe një herë pragmatizëm duke mos gabuar në udhëtim dhe duke shfrytëzuar mundësitë për të triumfuar 2-0 ndaj Villarrealin në El Madrigalin e zjarrtë.
Villarreali dominoi në pjesën e parë dhe kishte disa mundësi shënimi.
Mbrojtja e Barcelonës ishte stabile dhe nuk lejoi ndonjë befasi në këtë duel.
Në pjesën e dytë takimi ishte më intensiv, teksa Barca tentoi të shkonte më përpara.
Në minutën e 60-të Villarreali mbeti pa një lojtar në terren, kur Raba u largua me të kuq.
Një aksion fenomenal i realizuar mes Paco Alcacer dhe Luis Suarez, e nxorri këtë të fundit para portierit për të mos gabuar për 1-0 (72′).
Pak minuta më vonë (83′), Lionel Messi realizoi golin e dytë për katalanasit, pas shërbimit nga Busquets.
Barca kështu shfrytëzoi rastet që i pati dhe realizoi një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim.
Me këtë fitore, Barcleona mbanë lidershipin në La Liga me 39 pikë, tetë më shumë se Real Madridi në vendin e katërt dhe pesë më shumë se Valencia në vendin e dytë. /Telegrafi/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...