Mund të jetë thjesht një ndeshje miqësore mes Barcelonës dhe Real Madridit që do të zhvillohet në Las Vegas, por katalunasit i kanë shtuar pak më shumë ‘doza rivaliteti’ duke e thumbuar kundërshtarin me një postim në rrjetet sociale.
Llogaritë zyrtare të Barçës në mediat sociale postuan një fotografi të tabelës së rezultatit nga takimi i tyre më i fundit në Santiago Bernabeu, kur ata dolën fitimtarë me rezultatin 4-0.
“Herën e fundit që jemi përballur me njëri-tjetrin”, shkruan në mbishkrimin e publikuar së bashku me një foto të tabelës së rezultatit dhe një emoji të dikujt që përmban të qeshurën e tyre.
Katalanasit duket se po e marrin lojën shumë seriozisht, pasi postimi vjen menjëherë pasi presidenti Joan Laporta u shfaq në një ‘billbord’ të Las Vegas për të ngacmuar rivalët e tij.
“Mos u shqetësoni, merengues, çfarë ndodh në Vegas, qëndron në Vegas”, shkruhej në ‘billbord’.
Takimi i fundit të cilit i referohet postimi u luajt marsin e kaluar dhe rezultati ishte një fitore e madhe për katalanasit falë dy golave të Pierre-Emerick Aubameyang dhe nga një gol i Ronald Araujo dhe Ferran Torres.
Fitorja solli gëzim të madh për tifozët e shumëvuajtur të Barcelonës, të cilët panë ekipin e tyre të mposhtte rivalët e tyre në mënyrë të theksuar. /Telegrafi/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli