Barcelona janë duke i vazhduar bisedimet me Lionel Messin për t’i dhënë një kontratë deri në pensionim.
Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se nuk janë të shqetësuar pasi rinovimi do të ndodh.
“Messi dëshiron të pensionohet te Barcelona dhe rinovimi do të ndodh kur duhet të ndodh”.
“Këto fjalë i them duke u bazuar në fjalët e tij”, transmeton telegrafi.
Ai kishte thënë ditë më parë se do të dëshironte ta mbyllte karrierën te Barcelona.
Messi luan në skuadrën e parë që nga mosha 16 vjeçare.
Ai ka 507 ndeshje dhe ka shënuar 583 gola.
Me kontratën e re pritet të marr pagë prej 504,000 funte në javë.
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë