Barcelona raportohet se është e gatshme t’i ofrojë Adrien Rabiotit një kontratë dyvjeçare.
Mesfushori mund t’i bashkohet Barçës si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Juventusin skadon në fund të qershorit, shkruanGazeta Express.
Sipas gazetarit, Ekrem Konur, Barcelona po bën gati një kontratë dy-vjeçare për Rabiotin, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.
Juventusi besohet se dëshiron ta mbajë francezin në Torino, andaj së shpejti do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e tij, për të parë nëse do të mund të arrijnë një marrëveshje të re.
28-vjeçari ishte tashmë afër nënshkrimit me “Blaugranët” edhe në vitin 2019, por kjo nuk ndodhi dhe ai nënshkroi për “Zonjën e Vjetër”, duke kaluar në “Allianz Stadium” si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini.
Ai ka shënuar 21 gola në 200 paraqitje me “Bianconerët”.
Përveç Barcelonës, të interesuar për shërbimet e Adrien Rabiotit raportohet se janë edhe Interi, Manchester United, Arsenali, Newcastle United e Bayern Munichi.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit