Barcelona ka arritur të shënoj fitore të thellë me rezultat 0-4 ndaj Real Madridit në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ku Reali humbi shumë raste, shkruan Arbresh.info.
Madje, Mbappe shënoi një herë mirëpo goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë pati një tjetër fytyrë, me Barcelonën që realizoi “poker”.
Ishte Lewandowski që hapi llogarinë e golave në minutën e 54-të, teksa dy minuta më vonë po i njëjti dyfishoi epërsinë.
“Los Blancos” u mundua të rikthehet në lojë, madje pati dy mundësi të arta me Mbappe e Bellingham por asnjëri nuk ishte i saktë.
Pasi, Reali nuk i shfrytëzoi rastet e veta, Lamine Yamal në minutën e 77-të, realizoi një supergol duke trefishuar epërsinë e skuadrës së tij.
Kurse shtatë minuta më vonë, Raphinha shënoi edhe golin e katërt për t’i dhënë epilogun final kësaj ndeshje.
Pas kësaj fitore Barcelona është lidere në kuotën e 30 pikëve pas 11 ndeshjeve, teksa Reali mbetet me 24 sosh./Arbresh.info
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...