Barcelona ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-0 ndaj Getafes, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.
Ndeshja nisi shumë mirë për Blaugranat, ku shënoi pas 15 minutave me anë të Ferran Torres, shkruan Arbresh.info.
Torres shënoi edhe golin e dytë në minutën e 34-të, meqë rast dyfishoi epërsinë e Barcelonës.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Barcelona nuk u ndal as në etapën ku vazhdoi sulmet në drejtim të Getafes.
Këto sulme rezultuan me një tjetër gol në minutën e 62-të, ku realizoi Dani Olmo pas një asistimi të Marcus Rashfordit.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati, dhe Barcelona arkëtoi tre pikë tjera ku po vazhdon ndjekjen e Real Madridit që prinë në tabelë. Barça ka 13 pikë dy më pak se Los Blancos, kurse Getafe bie në pozitën e tetë me nëntë pikë.
Xhiron e radhës Barcelona përballet me Real Oviedon, kurse Getafe do të luaj me Alavesin./Arbresh.info
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...