16 paraqitje në këtë sezon për Barcelonën dhe thuajse në të gjitha prej tyre si një nga më të mirët në fushë.
Prova e fundit ishte ajo ndaj Paris Saint-Germain në Champions League.
Fjala është për Pau Cubarsin, 17-vjeçarin e Barcelonës, që mund të quhet padyshim si zbulimi i këtij ediconi për skuadrën e Xavi Hernandez.
Tashmë, drejtuesit blaugran po mendojnë ta “blindojnë” mbrojtësin duke i ofruar rinovimin e kontratës.
Kontrata aktule skadon në vitin 2026, teksa klubi i ofron të firmosë një të re, pesëvjeçare sigurisht me një përmirësim të ndjeshëm të pagës.
Nga ana tjetër, gjithmonë nëse Cubarsi bie dakord me termat e ofruara nga klubi, atëherë në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë prej 100 milionë euro për secilin klub që do të pretendojë shërbimet e mbrojtësit të talentuar spanjoll./ss
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...