Barcelona thuhet se do të prezantoj Ernesto Valverderin si trajnerin e tyre të ri të më 29 maj.
Gjiganti katalunas ka nevojë për një trajner të ri pasi Luis Enrique tashmë ka njoftuar se do të largohet nga detyra, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Sport’ beson se trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde do të jetë trajneri i ardhshëm i klubit në ‘Nou Camp’. Ata shtojnë se spanjolli, i cili ishte për një kohë të shkurtër lojtar i Barcelonës vonë gjatë viteve të 80’ta, tashmë është zgjedhur si drejtues i ri i skuadrës.
Vaverde ka qenë në detyrë te Bilbao që nga viti 2013 dhe ka arritur t’i siguroj atyre kualifikimin në Ligë të Kampionëve qysh në sezonin e parë të tij tek klubi./arbresh.info

OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...