Barcelona pritet t’i shesë katër nga lojtarët e ekipit të parë na afatin dimëror.
Sipas Diario AS, bëhet fjalë për Junior Firpon, Samuel Umtitin, Matheus Fernandes dhe Martin Braithwaite, përcjellë lajmi.net.
Secili nga këta lojtarë nuk ka vend në formacionin e Ronald Koemanit dhe pritet të largohet nga “Camp Nou”.
Çështja e Junior Firpos është më e lehtë, meqenëse ka oferta nga dy gjigantët Inter dhe Napoli dhe Barcelona kërkon 20 milionë euro shkaku që përqindje në shitjen e tij fiton edhe Real Betisi.
Umtiti mund të largohet në huazim me opsion blerje dhe interesim kanë shprehur ish klubi Lyon dhe Roma.
Matheus Fernandes është më i vështirë sepse e ka bërë të qartë se nuk do të largohet. Ai gjithashtu edhe në verë refuzoi të gjitha negociatat me klubet e interesuara.
Kurse, Braithwaite u transferua në janarin e kaluar, por Koeman preferon që si numër nëntë në skuadër ta këtë yllin e Lyonit, Memphis Depay.
Premierliga shihet si destinacioni më i mundshëm për danezin.
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...