Pasi u zyrtarizua nënshkrimi i Ferran Torres, Barcelona pritej që ta bënte edhe Alvaro Moratan pjesë të skuadrës për repartin e tyre sulmues. Ai operacion u përball me një sërë pengesash, duke e bërë të vështirë përfundimin e tij në kohën e kufizuar.
Sipas raporteve të “El Nacional”, Barcelona ka gjetur një alternativë ndaj Moratas në rast se ajo marrëveshje prishet. Përgjigja e saposhikuar nuk është askush tjetër përveç sulmuesit të Atletico Madrid dhe legjendës së Barclonës, Luis Suarez.
Ish-lojtarit të Liverpool iu kërkua të largohej nga klubi gjatë kohës së menaxhimit të Josep Maria Bartomeu dhe më pas trajnerit, Ronald Koeman. Në sezonin e tij të parë nën drejtimin e Diego Simenone, “El Pistolero” udhëhoqi Los Rojiblancos drejt fitoreve, madje duke shënuar golin për titullin.
Megjithatë, historia e lumtur e Suarez në klubin me qendër në Madrid nuk vazhdoi shumë përtej kësaj. Simeone ka zëvendësuar uruguaianin me Matheus Cunha dhe Angel Correa me një rezultat kryesisht pozitiv.
Suarez duket se do të largohet nga Atletico Madird, me Inter Miami që shihet si një destinacion i mundshëm. Ai ishte i lidhur edhe me Juventusin, por duket se ‘Zonja e Vjetër’ i ka vënë sytë te Mauro Icard. Megjithatë, Barcelona tani duket si një opsion realist për një marrëveshje të shkurtër për Suarez.
Pengesa më e madhe në operacion është ngurrimi i Simeones për të lënë sulmuesin të largohet, dukshëm për të forcuar një rival të drejtpërdrejtë. Thuhet se Xai ka dhënë po, por negociatat do të jenë të gjata.
Në 13 startet e këtij sezoni, 34-vjeçari ka shënuar shtatë gola ndërsa ka asistuar një herë./Arbresh.info
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...