Barcelona është mjaftë aktive në afatin kalimtar veror, jo vetëm me lojtarët që tenton t’i ofrojë por edhe me largimet.
Emri i radhës që pritet të largohet nga gjiganti katalunas është mbrojtësi senegalez Mikayil Faye pasi ai ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Barcelonës në ndeshje zyrtare.
20-vjeçari u ble vetëm për 1,5 milionë euro nga klubi i vogël kroat Kustosija Zagreb dhe tani vlera e tij është shumë më e lartë.
Monaco është skuadra më e interesuar për lojtarin dhe po kërkon transferimin e tij gjatë verës.
Skuadra franceze do të përballet me Barcelonën në trofeun Joan Gamper ku priten bisedime të reja për të ardhmen e mbrojtësit.
Gjithsesi në garë për lojtarin është edhe një tjetër klub francez si Nice, që e sheh Faye si zëvendvsuesin perfekt të Jean-Clair Todibo.
Barcelona synon që nga shitja e qendërmbrojtësit të ri të fitoj 15 milionë euro. /Telegrafi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?