Ndodhi sërish, Barcelona kaloi në avantazh me autogol nga një tjetër ndeshje kundër një rivali në Ligë të Kampionëve.
Në fakt, gjiganti katalunas dyfishoi epërsinë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër AS Romas me dy gola duke arritur në shifrën prej pesë autogolave në këtë kompeticion, transmeton portali arbresh.info.

Kapiteni i Romas, Danielle de Rossi ishte i pafat kur mposhti portierin Alisson në përpjekje për të larguar pasimin e Iniestas në drejtim të Lionel Messit. Sidoqoftë, këtë mbrëmje italianët i dhuruan edhe një tjetër autogol Barcelonës në pjesën e dytë, por këtë herë ishte mbrojtësi Monolas.
Umtiti festoi golin e dytë para rinovimit të kontratë me klubin, por në të vërtetë goli nuk ishte i tij.

Gjatë fazave grupore në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Jose Alvalade de Lisboa, Barcelona siguroi tri pikë kundër Sportingut falë autogolit nga Sebastian Coates.
Në ndeshjen e mëparshme në stadiumin Montilivi kundër Gironas (3:0), katalunas përfituan gjithashtu dy herë përmes autogolave që u shënuan nga Aday dhe Gorka Iraizoz.
Në ndeshjen e tretë të fazave grupore, Nikolau i Olympacos i dhuroi gjithashtu një autogol skuadrës së Ernesto Valverdes./arbresh.info/
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit