
Screenshot
Barcelona ka fituar ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-0 në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Triumf ky i pamjaftueshëm për të arritur në finale.
Ndeshja e parë u mbyll me rezultat 4-0 në të mirë të Atleticos.
Barcelona e nisi ndeshjen vrullshëm ku rrezikoi me Fermin Lopezin e Raphinhan por pa sukses.
Teksa goli i parë erdhi në minutën e 29-të, Marc Bernal realizoi pas asistimit nga Lamine Yamal.
Ndërkohë në minutat e fundit të shtesës, Barca fitoi penallti. I pagabueshëm nga 11 metra ishte Raphinha që e dërgoi rezultatin në 2-0.
Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi sulmet intensive dhe në minutën e 72-të realizoi edhe golin e tretë me Marc Bernal. Gol ky që u vë në diskutim për shkak të pozcionit të tij, mirëpo pas rishikimit me VAR, qëndroi.
Deri në fund, Barcelona rrezikoi edhe disa herë tjera por pa sukses.
Pas dy ndeshjeve rezultateve i përgjithshëm është 4-3 për Atleticon, dhe madrilenët sigurojnë finalen e Kupës së Mbretit.
Aty takohen me fituesin e ndeshjes Bilbao – Sociedad./Arbresh.info
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...