Anësori i Santos, Rodrygo është duke u vlerësuar si “Neymari i ri” dhe ka ngjallur interesim te Barcelona.
Gazeta katalunase ‘Sport’ raporton që Barcelona është takuar me reprezentuesit e 17-vjeçarit për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Shumë vëzhgues besojnë që talenti i ri mund të arrijë majat e ish yllit të Barcelonës – Neymarit. Pavarësisht moshës së tij, Rodrygo ka qenë një startues i rregullt te skuadra braziliane.
Adoleshenti sensacional ka një klauzolë të blerjes prej 50 milionë euro në kontratën e tij me Santos që është e vlefshme deri në vitin 2022.
Rodrygo dhe babai i tij, Eric Batista de Goes që është gjithashtu agjenti i tij, ishin në Barcelonë disa ditë më parë në vizitë./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?