Barcelona ka mësuar që trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk do të jap ndonjë zbritje për mesfushorin brazilian Philippe Coutinho.
Verën e kaluar, gjiganti katalunas i shtroi Liverpoolit disa oferta, por e fundit ishte mbi 100 milionë por edhe kjo ishte refuzuar nga ish trajneri i Borussia Dortmundit, transmeton portali arbresh.info.
‘Calciomercato’ raporton që pavarësisht ofertave të refuzuar nga Klopp në të kaluarën, gjiganti në La Liga do të përpiqet sërish në Vitin e Ri për të nënshkruar me të, megjithëse janë në dijeni që oferta duhet të jetë shumë më shumë se ajo e fundit prej 1000 milionë euro.
Coutinho me vështirësi e ka fshehur dëshirën e tij për t’i bashkuar Lionel Messit në Barcelonë dhe performancat e tij këtë sezon kanë qenë dukshëm më të ultë se niveli i zakonshëm, gjë që mund ta detyrojë Kloppin të lejojë lojtarin të largohet nga Anfield.
Trajneri së fundmi ka pranuar gjithashtu se do të jetë i hapur për largimet që mund të ndodhin në janar./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...