Barcelona “pa mëshirë” ndaj Valencias, ia shënon shtatë gola

23:00 | 26 Janar 2025
D.H

Barcelona ka arritur të shënoj fitore bindëse ndaj Valencias me rezultat 7-1 në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

Katalanasit e nisën në mënyrë mbresëlënëse ndeshjen duke shënuar në minutën e tretë me anë të de Jongut, shkruan Arbresh.info.

Vetëm pesë minuta më vonë, Ferran Torres shënoi edhe golin e dytë.

Kurse gjashtë minuta pas golit të spanjollit, Raphinha realizoi një tjetër gol për rezultatin 3-0

Dhjetë minuta më vonë Fermin Lopez shënoi një tjetër gol. Po i njëjti lojtar shënoi edhe golin e pestë në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.

Valencia shënoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e 59-të.

Kurse shatë minuta pas këtij goli, Leëandoëski shënoi golin e gjashtë. Ndërsa Cesar Tarrega në minutën e 75-të u shënua edhe goli i shtatë.

Deri në fund gola të tjerë nuk u shënuan dhe Barcelona arriti fitoren e radhës duke kaluar në pozitën e tretë me 42 pikë.

Kurse Valencia mbetet e 19-ta me 16 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale