Barcelona dëshiron të bëjë shkëmbim lojtarëve për ta rikthyer sulmuesin e PSG-së, Neymar në “Camp Nou”.
Barcelona momentalisht është në kushte jo të mira ekonomike dhe ka zvogëluar pagesat e lojtarëve për 70%, andaj nuk ka para për ta blerë kapitenin e Brazilit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, dëshiron ta transferojë në formë shkëmbimi me një ose dy lojtarë të tjerë.

Sipas Sport, klubi katalunas do sakrifikojë Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho, Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti për Neymar.
PSG ka të drejtën për të zgjedhur një ose dy lojtarë, por vlera duhet të jetë 180 milionë euro, aq sa është edhe kartoni i 28-vjeçarit./arbresh.info.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C