Barcelona po mendon të bëjë një ofertë shkëmbimi për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette .
Klubi katalunas e sheh Lacazette si një alternativë ndaj sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann .
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Topçinjve mund të iu ofrohet dy lojtarët në huazim për të ulur çmimin e kërkuar për Lacazette.
Barcelona është e gatshme të ofrojnë në huazim mesfushorin e Evertonit, Andre Gomes dhe mbrojtësin Samuel Umtiti.
Me largimin e Aaron Ramsey në Juventus sezonin e ardhshëm, Gomes do të ishte një nënshkrim i mirëpritur për londinezët.
Unai Emery ka qenë i privuar gjithashtu nga opsionet e qendrës së mbrojtjes këtë sezon që do të thotë se Umtiti do të ishte gjithashtu një nënshkrim i rëndësishëm për Topçinjtë.
Drejtori i sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, kuptohet se është një mik i ngushtë i sulmuesit francez me të cilin ndan të njëjtin agjent, David Venditelli.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...