Barcelona ka refuzuar ofertën e mesfushorit ofansiv Philippe Coutinho, te Manchester United.
Braziliani ka kaluar këtë sezon huazim te Bayern Munich, mirëpo klubi gjerman ka konfirmuar se nuk do e aktivizojë klauzolën e blerjes, transmeton portali arbresh.info.
Sipas ESPN, “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar mundësinë për të transferuar 27-vjeçarin.

Me arritjen e Bruno Fernandes, Solskjaer beson se ka nevojë vetëm për një mesfushor dhe preferojnë kapitenin e Aston Villa-s, Jack Grealish.
Për shërbimet e Coutinho-s mbesin të interesuar skuadrat e mëdha angleze, si Liverpool, Chelsea, Tottenham, Arsenal dhe Newcastle United./arbresh.info.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...