Skuadra e madhe spanjolle, Barcelona vazhdon të pëlqejë yllin e Chelsea, Willian, për të cilin ka bërë edhe ofertën e dytë.
Blaugranët kanë dështuar në sezonin e fundit në Ligën e Kampionëve dhe synojnë përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.
Barcelona tashmë ka zyrtarizuar transferimin e mesfushori brazilian, Arthur Melo nga Gremio dhe atë të mbrojtësit francez të Sevillas, Clement Langlet.
Megjithatë, skuadra nga Camp Nou nuk dëshiron të ndalet me kaq pasi do përforcime edhe në fazën e sulmit.
Pas dështimit për të transferuar Antoine Griezmann nga Atletico Madridit, katalunasit kanë kthyer vëmendjen kah Willian.
Sipas Sky Sports News, Barcelona ka bërë tashmë një ofertë të dytë për Willianin, që besohet të jetë me vlerë prej 53 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh.
Gjiganti anglez, Manchester United është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e 29-vjeçarit, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho. /Telegrafi/
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...