Të kesh një stol të stadiumit “Camp Nou” në shtëpi është ndoshta një nga ëndrrat që shumica e tifozëve “blaugrana”.
Në funksion të punimeve të rinovimit të stadiumit të famshëm, Barcelona ka vendosur të nxjerrë në shitje disa nga stolat duke i përfshirë në koleksionin e suvenireve të quajtur “Full of History”.
Ata që janë të abonuar, do të ketë mundësinë e parablerjes, ndërsa anëtarët e tjerë do të mund të blejnë një vend nga data 14 deri më 27 nëntor.
Pjesa tjetër e tifozëve do të duhet të presin për shitjen e lirë, megjithatë klubi katalanas, me sa duket, po organizon një ceremoni prezantimi për këdo që ka vendosur të marrë një pjesë të historisë së Barcelonës.
Mes suvenireve ka edhe copa bari, rrjeta portash etj./ss
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...