Nico Williams nuk ka dalë nga lista e dëshirave të Barcelonës, përkundër se Raphinha po shkëlqen te katalunasit.
Sulmuesi spanjoll ishte dëshira kryesore e katalunasve në verën e vitit 2024, megjithatë në fund nuk ndodhi transferimi i tij.
Barcelona mbetet e interesuar për nënshkrimin e Nico Williams, anësorit nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas kishte shpresuar ta blinte atë verën e kaluar dhe tani po shqyrton një lëvizje për të në fund të sezonit.
Megjithatë, Bayern Munich e ka ftohur interesin e tij për 22-vjeçarin spanjoll dhe e ka zhvendosur fokusin te mesfushori i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz , sipas Diario Sport, duke cituar Sky Germany.
Gjithnjë sipas Sky Germany Williams është i kënaqur në Athletic, ndërsa klubet e Ligës Premier si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham kanë shfaqur interes për të.
Pavarësisht vëmendjes nga jashtë, Williams nuk është i etur për të vazhduar karrierën e tij jashtë Spanjës dhe Barcelona mbetet dëshira edhe e lojtarit. /Telegrafi/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman