Barcelona dëshiron të transferojë dy sulmuesit, Lautaro Martinez dhe Neymar këtë verë.
Sipas Mundo Deportivo, ylli i Inter-it është prioritet, kurse për Neymar do mundohen para se të mbyllet merkato.
Lautaro këtë sezon ka shënuar 16 gola në 30 paraqitje dhe kjo ka bërë të fitojë vëmendjen e Barcelonës, të cilët e shohin si zëvendësuesi adekuat i Luis Suarez.

Martinez ka kontratë me “Neurazurët” deri në vitin 2023, ndërsa klauzola e tij kushton 111 milionë euro.
Nga ana tjetër, Neymar kërkohet nga Barcelona sepse ylli i skuadrës, Lionel Messi dëshiron që të ndodh ribashkimi.

Për kapitenin e Brazilit, klubi katalunas duhet të paguajë 180 milionë euro, por ka planifikuar ta shkëmbejë me Antoine Griezmann.
Neymar ka pësuar lëndime të shpeshta që nga transferimi në “Parkun e Princave”, por vazhdon të jetë në formë të mirë./arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...