Pasi mori miratimin nga UEFA, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt, që zhvillohet muajin e ardhshëm, do të luhet në Spotify Camp Nou.
Kjo do të jetë ndeshja e parë evropiane që zhvillohet në stadiumin e rinovuar pas tre vitesh.
Barcelona kishte bërë me dije para disa ditësh se kishte marrë lejen për ta përdorur stadiumin e rikonstruktuar në një ndeshje të La Ligës kundër Athletic Bilbaos.
Tani, falë aprovimit të UEFA-s, klubi katalanas do ta shfrytëzojë atë edhe për sfidat e Ligës së Kampionëve.
Official statement https://t.co/4pKz0M30qf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 19, 2025
“FC Barcelona njofton se ndeshja e gjashtë e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, e planifikuar për të martën, më 9 dhjetor në orën 21:00, kundër Eintracht Frankfurt, do të luhet në Spotify Camp Nou”.
“Ky vendim vjen pas marrjes së licencës së parë të tifozëve për Fazën 1B, e cila lejon një kapacitet të rritur dhe përfshin të gjithë zonën anësore, duke shtuar licencën e dhënë tashmë për Fazën 1A — që mbulon Tribunën Kryesore dhe Portën Jugore — dhe hyn në fuqi pasi UEFA të ketë pranuar kërkesën, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme”, thuhet në deklaratë.
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...
Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe armë në vendin e ngjarjes, i ...
Endrit Thaçi kujton gjyshin në 1-vjetorin e vdekjes: Më mung...
Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet pun...