
Paulinho
Nëntë ditë pasi Barcelona pranoi 222 milionë euro për nga shitja e Neymarit, gjiganti katalunas ka finalizuar transferimin e tij të parë që nga largimi i tij.
Pas shumë thashethemeve, ish futbollisti i Tottenhamit Paulinho tani është një lojtar i Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë kohës së tij në Premierë Ligë, mesfushori brazilian dështoi për të pasur ndikim te klubi anglez, por pas një sezoni të suksesshëm te Super Liga e Kinës, 29-vjeçari finalizoi transferimin shokues këtë verë në La Liga.
Paulinho ka qenë pjesë e skuadrës së Brazilit qysh pasi Tite mori detyrën si një trajneri i skuadrës kombëtare në muajin qershor të vitit të kaluar pas një kohe të tmerrshme të skuadrës në Copa America.
29-vjeçari ka bërë 45 paraqitje te klubi në Premierë Ligë gjatë dy viteve, por ishte shitur te skuadra kineze Guangzhou Evergrande për 9.9 milionë funta./arbresh.info
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...