Barcelona mësohet se është në kontakt me mesfushorin e Manchester United, Juan Mata.
Spanjolli nuk ka arritur të marrë urdhra në fushë nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaeri për shkak se norvegjezi ka zgjedhur për të shfrytëzuar sulmuesit e shpejtë të United për kundërsulme të organizuara, transmeton portali arbresh.info.
Goal thotë se Barcelona tashmë ka kontaktuar me reprezentuesit e Matas për shkak se ata konsiderojnë seriozisht transferimin e ish lojtarit të Chelseas dhe Valencias.
Thuhet se Juventusi dhe Paris Saint Germaini janë të interesuar gjithashtu për transferimin e tij falas gjatë verës në rast se lojtari nuk arrin të bie dakord për të vendosur lapsin në kontratën e re me Untied.
“Djajtë e Kuq” janë në bisedime me Matan, por deri tani nuk ka pasur zhvillime sa i përket negociatave.
Ai tani është i lirë për të nënshkruar një marrëveshje paraprake me klubet e tjera./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin