Barcelona është përqendruar në futbollistët nga Amerika Latine.
Objektivi i fundit i katalunasve vije nga Brazili dhe fjala është për mesfushorin e Gremios, Matheus Henrique.
21-vjeçari është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Brazil dhe ka shkëlqyer vitin e fundit me Gremion.
Falë paraqitjeve të mira me klubin bardhekaltër, Henrique ka debutuar edhe me Kombëtaren A të Brazilit.
Mesfushori qendror njihet si shkatërrues shumë i mirë i aksioneve dhe Barcelona po e sheh atë si zëvendësues të Arturo Vidalit.
Kiliani mund të rikthehet në Serie A ku po kërkohet nga Interi, e Henrique pritet ta zë vendin e tij.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Barca është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e talentit brazilian./telegrafi/
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...