Barcelona po shfrytëzon në maksimum pauzën e kampionatit për të studiuar tregun e transferimeve.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se, katalanasit janë në kërkim të një portieri, pasi në verë, Ter Stegen mund të “sakrifikohet” për shkak të problemeve financiare.
Barcelona ka “piketuar” portierin e Interit, Andre Onana i cili pëlqehet jo vetëm nga drejtuesit e spanjollëve, por edhe nga trajneri Xavi Hernandez.
Gjithsesi, kjo ide mund të vendoset në zbatim, vetëm nëse Barcelona do të jetë e detyruar të pranojë ofertat në drejtim të portierit gjerman, pasi në rast se Ter Stegen qëndron atëherë “pista” Onana bie menjëherë./SS/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...