Ylli i Manchester United, Paul Pogba është duke u kërkuar për transferim nga kampioni i Spanjës, Barcelona.
Gjiganti katalunas është takuar me mesfushorin e “Djajve të Kuq” për të diskutuar nëse transferimi i tij në Camp Nou është i mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
Fituesi i Kampionatit Botëror thuhet të jetë takuar me sekretarin teknik, Eric Abidal, në LA disa ditë më parë.
Pogba ka lënë të kuptohet se ai dëshiron të largohet nga klubi në Old Trafford, por United është në një pozitë të fortë për shkak se lojtari i tyre është nën kontratë deri në vitin 2021.
Abidal, ndërkohë, ishte punësuar për t’i lejuar klubit që të ketë më shumë përparësi në tregun francez të transferimeve./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane