Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton, ku ndodhej edhe presidenti i ShBA-së Donald Trump.
Haradinaj me këtë rast tha se Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan.
“Reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës, na bëri krenarë dje. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
LEXO EDHE:
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, shpëton Trump
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...
“Murat Jashari për president”, mblidhen mbi 1 mijë nënëshkri...
Pësoi një dëmtim në kofshë: Salah luajti ndeshjen e fundit t...
Trump krahason veten me Abraham Lincoln: Njerëzit me ndikim ...
Mediat e huaja raportojnë për dënimet ndaj të akuzuarve për ...
Erdogan: Fat që Trump dhe Melania nuk u lënduan