Barcelona është në bisedime me Manchester City-n për një lëvizje për Ferran Torres, sipas gazetarit, Gerard Romero.
17h. Mira @JijantesFC | FERRAN TORRES, EL NOMBRE QUE EL BARÇA NEGOCIA EN MANCHESTER https://t.co/D2oqgnhFnv
— Gerard Romero (@gerardromero) November 26, 2021
Dy klubet aktualisht janë duke negociuar një mënyrë për të arritur një marrëveshje për reprezentuesin spanjoll.
Kryetrajneri, Xavi Hernandez tashmë i ka dhënë dritën jeshile klubit të LaLigës për të bërë nënshkrimin.
“Marca” raporton se një marrëveshje me lojtarin është arritur dhe gjithçka që mbetet është që Barça të arrijë një marrëveshje me Manchester City-n.
Katalanasit i kanë premtuar sulmuesit se do të luajë një rol të rëndësishëm në klub.
Torres iu bashkua “Citizens” nga Valencia për 23 milionë euro në vitin 2020./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?