Barcelona ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Valencias në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou në kuadër të javës së 22-të në La Liga.
Skuadra e Ernesto Valverdes është ndalur me barazim nga Valencia pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të katalunasve, por ishin mysafirët që shënuan dy gola, kundrejt vetëm një të vendasve.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Kevin Gameiro, i cili shënoi për epërsinë 0-1.
Valencia arriti të befasojë Barcelonën duke gjetur edhe golin e dytë me anë të Dani Parejo (32′), që ishte i saktë nga pika e bardhë për 0-2.
Barcelona arriti të kthehet në lojë në minutën e 39-të dhe ishte Lionel Messi që shënoi gjithashtu nga pika e bardhë për të ngushtuar epërsinë në 1-2.
Në pjesën e dytë ishte përsëri Barcelona që luajti dhe krijoi raste më shumë, por nuk arriti më shumë se një gol për një barazim.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 64-të dhe ishte përsëri Messi, i cili me një supergol shënoi për 2-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.
Pas këtij barazimi, Barcelona ka 50 pikë në vendin e parë, ndërsa Valencia në vendin e shtatë me 30 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blaugranët udhëtojnë te Athletic Bilbao, ndërsa Los Che e presin Real Sociedadin.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit